NJE FUNKSION TJETER I ZORRES SE HOLLE

Deri më tani me të drejtë ne e dimë se përgjegjëse për rregullimin e presionit arterial janë veshkat dhe patjeter zemra. Ky proçes kryhet nepermjet procesit Renine-Angiotensinë-Aldosteron. Ky sistem zakonisht lidhet me perfuzionin e ulur që perceptojnë qelizat jukstaglomerurale në veshkë, Keto ndodhen ne murin e arterioles aferente, ku ketu perceptohet dhe perqendrimi i molekulave te natriumit, ujit, hidrogjernit. Renina eshte nje enzime proteolitike e cila prodhohet nga keto qeliza ne veshkë. Renina konverton angiotensinogjenin/nje substrat plazmatik qe e prodhon melcia, dhe e konverton ne angiotensinen I. Angiotensina I ka 10 aminoacide. Angiotensina I nga ACE-1, ku ketu eshte pjesa me delikate e cila kURRE NUK THUHET, qe sistemi renine-angiotensin-aldosteron ndikohet patjeter dhe nga shendeti gastrointestinal. Perse nuk thuhet kjo? ACE-1 ndodhet dhe te enterocitet, te qelizat epiteliale intestinale, kryesisht ne duoden jejunum por dhe ne ileum. Kjo enzime e konverton angiotensinen 1 , ne angiotensin 2. ACE1 quhet ndryshe dhe si nje dipeptidil karboksipeptidaz. (Histidin-Leucin) Keto 2 aminoacide shkeputen dhe më pas formohet angiotensina II, e cila shjkon ne kortekesin mbiveshkore ne zonen glomerurale dhe lidhet me receptoreet AT1R receptor. Ky mekanizem do te nxis prodhimin e aldosteronit i cili ndihmon ne riabsorbimin e natriumit ne veshke dhe dergimi ne tij ne gjak, por jo vetem, ndikon dhe ne rritjen e kalciumit intracelular dhe ne kontraktimin e enes se gjakut. PRA DHE MUKOZA E ZORRES SE HOLLE ESHTE E PASUR ME KETE ENZIME.
